Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev i del krah shqipes: Nuk është dhimbje për vdekje!

Zaev i del krah shqipes: Nuk është dhimbje për vdekje!

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në prag të vizitës së tij në Republikën e Turqisë, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) foli për qëllimin e vizitës, marrëdhëniet me këtë vend, bashkëpunimin ekonomik, situatën në rajon, për çështjen e mosmarrëveshjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe aspekte të tjera shoqërore me rëndësi politike.
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, ka dalë në mbrojtje të Ligjit të Gjuhëve, ose thënë ndryshe krah faktit që shqipja të jetë gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni

“Ne jemi vend multietnik. E shohim çështjen e përdorimit të gjuhëve si një e drejtë që nuk është mundësuar deri më tani, ndërsa kushtetuta e jep atë. Amendamenti 5 i kushtetutës qartë jep kornizën deri ku është e mundur të shkohet dhe ky ligj shkon atje. Pra, zgjidhja ligjore është kushtetuese. Bëhet fjalë për avancim të gjuhëve të komuniteteve pakicë, natyrisht së pari të atij shqiptar, por edhe atij turk, boshnjak, serb, rom, vllah… Ka nene të plota që përcaktojnë komunitetet më të vogla etnike, kështu që ligjin për gjuhët unë e shoh si një të drejtë që nuk është mundësuar deri më tani, e që duhet ta mundësojmë atë. Praktika do të tregojë se asgjë nuk është cenuar”, tha Zaev në një intervistë për Anadoly, në prag të një vizite në Turqi.

Ai ka kritikuar mënyrën e zgjedhur nga VMRO për ta bllokuar ligjin e shumëpërfolur me lojën e 35 mijë amendamenteve.

“Presidenti i Republikës vendosi të mos e nënshkruajë, me disa vërejtje të caktuara. Në përputhje me kushtetutën dhe rregulloret, ai do të kthehet patjetër në rendin e ditës, ku VMRO-DPMNE do të ketë sërish mundësi të marrë pjesë në debat. Nuk është e drejtë të paraqiten 35.000 amandemente pë një ligj që ka 4.000 fjalë, gjë që në vetvete tregon se cili është qëllimi. Por, për mua nuk ka asgjë që nuk mund të zgjidhet. Unë besoj se nëpërmjet një dialogu, pikërisht në Parlament, midis qeverisë dhe opozitës do të gjejmë një zgjidhje për këtë bllokim të mundshëm të zgjidhjes ligjore. Duhet ta lëmë ligjin të kalojë. Do të shohin të gjithë se nuk është dhimbje për vdekje, por diçka që vetëm do të krijojë kohezion të brendshëm në Republikën e Maqedonisë”, tha Zaev.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!