Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKjo ë shtë Besa Lleshi, struganja e televizionit dhe arbitrimit

Kjo ë shtë Besa Lleshi, struganja e televizionit dhe arbitrimit

Është një ndër vajzat më të bukura të sportit shqiptar, madje në një fushë aspak të lehtë si gjykimi në futboll. Jo vetëm e bukur, por edhe shumë e suksesshme, pasi ia ka dalë të marrë edhe “Licensën Republikane’’ në gjykim. Tashmë femrat në futboll nuk janë më një tabu, por edhe për të gjykuar ndeshje futbolli dhe Besa e tregon këtë.

Besa Lleshi është bërë një personazh i njohur tashmë për të gjithë, kjo për lidhjen e saj me sportin dhe televizionin. “ProSport’’ në AlsatM është programi ku Besa po moderon.

Është 360˚ brenda sportit dhe në këtë prononcim për “Sportal.al” ajo është përgjigjur në 360˚: nga sporti, gjykimi, televizioni, ëndrrat, pasionet dhe dashuritë e saj.

Intervistoi për Sportal.al: ELTON ÇELA

Besa ia dolët të merrnit një tjetër licensë në gjykim. A mendoni se arbitrimi do të jetë profesioni yt tani?

Është rregull i jetës, me punë arrin atë që do. Kjo më ka ndodhur edhe mua për të arritur tek ”Licensa Republikane”, të cilën e kam ëndërruar shumë. Kjo ishte ëndrra ime dhe kam punuar shumë për t’ia dalë. Por nuk është fundi sepse nuk do të ndalem këtu. Mund të them se arbitrimi për mua është një dashuri, por edhe profesion.
Si nisi rrugëtimi juaj si gjyqtare futbolli?

Jeta të sjell shpesh gjëra të bukura dhe vet ne më pas vendosim nëse do e ndjekim apo do ia lëmë dikujt tjetër ta ndjek atë rrugë. Mua kjo mundësi më erdhi e paplanifikuar dhe është një histori e bukur, që nuk do ta harroj kurrë. Asnjëherë arbitrimi nuk ka qenë një përparësi për mua, por nga momenti i parë që jam bërë pjesë mund të them se më është kthyer në një pasion, një dashuri nga e cila nuk mund të ndahem më.
Gjatë verës në Strugë dhe Ohër shumë ekipe nga Shqipëria apo Kosova bëjnë fazat e tyre përgatitore. Keni gjykuar ndonjë prej këtyre miqësore?

Po shpesh ndodh që klubet e futbollit nga Shqipëria apo Kosova i zhvillojnë këtu fazat e tyre përgatitore. Më është dhënë mundësia që të gjykoj këto ekipe, si Kukësi apo Ferronikeli. Ishte vërtetë diçka e bukur për mua dhe shpresoj që kjo të ndodhë edhe në vazhdim.

Cili kampionat nga këto mendoni se ka cilësi dhe skuadra më të mira?

Kampionatet ndryshojnë nga njëri-tjetri, po ashtu edhe skuadrat që luajnë aty. Po ashtu mendoj se secili kampionat ka anët e veta pozitive dhe negative. Ajo që dua është që këto kampionate të rriten dhe të kenë ndryshime pozitive për të arritur edhe ne në nivelin europian.
Cili është niveli i gjykimit në Maqedoni krahasuar me Shqipërinë dhe Kosovën?

Nuk mendoj se e kam mundësinë për ta bërë unë këtë gjykim. Unë mundem të gjykoj veten time për t’u rritur edhe më shumë. Kaq. Arbitra të mirë ka kudo dhe vetëm gjithkush prej tyre të bëjë më të mirën për të vendosur drejtësinë e duhur në fushë.

Është më e vështirë të gjykosh ndeshje femrash apo meshkujsh?

Nuk mundem ta bëjë këtë dallim, arbitrimi është një fushë e vështirë në futboll dhe nuk mundem të bëj diferencime, nëse luajnë femra apo meshkuj. Në të dy rastet kam hasur vështirësi të ndryshme.
Cila është ndeshja më e rëndësishme e gjykuar deri tani?

Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet, por edhe bukurinë. Çdo ndeshje është një eksperiencë e re për të vazhuar përpara dhe për të mësuar për të mos gabuar sërish. Mendoj se ndeshja më e bukur apo e rëndësishme është ndeshja që t’i ëndërron të arrish dhe e di se një ditë do ta realizoj këtë ëndërr.
A është futbolli e vetmja lidhje e juaja me sportin?

Lidhja ime me sportin është e hershme, që në moshën 6 vjeçare. Sporti i parë ka qënë ai i karatesë. Më pas hyra edhe në futbollin e luajtur dhe për shkak dëmtimi u tërhoqa. Kështu nisi edhe lidhja aktuale e imja me sportin, gjykimi.

Së fundmi po iu shohim edhe në televizion. Si ju erdhi kjo ofertë? Si po ndiheni në rolin e moderatores sportive?

Televizioni si dëshirë ka qënë i lidhur vetëm me pjesën sportive. Por nuk ia kam kërkuar vetes me ngulm se duhet ta bëj. Por ndonjëherë mjafton që atë shkëndijë që është brenda teje të mos e lësh të shuhet. Kur ëndërron gjithnjë, vjen diçka edhe më pas diçka tjetër dhe ti mjafton të jesh aty dhe gati. Kështu erdhi edhe kjo lidhja ime me televizionin. Pasi oferta më erdhi, e pashë si një mundësi që nuk duhej humbur. Dëshira ime është që tani edhe në vendin tonë të ketë një moderatore për ‘’Procesin Sportiv’’
Jeni një vajzë e bukur, a e shihni këtë si një mundësi për të provuar në televizion dhe në modelim, qoftë edhe jashtë sportit?

Bukuria ime më jep përparësi mendoj 0.01% për të vazhduar përpara. Bukuria e vërtetë e një personi ndodhet brenda tij dhe kështu ndodh edhe me mua. Shpirti, dëshirat, puna, ëndrrat dhe synimet janë bukuria ime dhe do i shfrytëzoj për të arritur aty ku dua. Por nuk e përjashtoj edhe modelimin apo diçka jashtë sportit. Nëse ëndërron, gjithçka është e mundur.
Përderisa jemi afër Shën Valentinit, si është apo duhet të jetë i dashuri i Besës? Sportist apo?

Nuk mund të flas për këtë temë, edhe pse nëse unë flas për dëshirat e mia, mund të jetë diçka që nuk ekziston.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!