Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMinistri i Kulturës nuk mund t’i ndalojë aktivitetet ndërtimore të Xhamisë së...

Ministri i Kulturës nuk mund t’i ndalojë aktivitetet ndërtimore të Xhamisë së Ali Pashës në Ohër

Ministri i Kulturës nuk mund t’i ndalojë aktivitetet ndërtimore rreth rikonstruktimit të Xhamisë së Ali Pashës në Ohër, kumtoi sot Ministria e Kulturës.
Në reagimin e sotëm të Ministrisë theksohet se pas vërejtjeve të bëra në opinion dhe informacionet në media për parregullsitë gjatë vetë rikonstruktimit, është formuar komision nga personat profesionalë i cili i ka analizuar të gjitha rrethanat në lidhje me rikonstruktimin e objektit.

Komisioni nxori konkluzion se ministri i Kulturës nuk ka bazë që t’i pengojë punët, por Ministria bën thirrje që institucionet kompetente të veprojnë në pajtim me legjislacionin derisa ka indikacione për shkeljen e procedurave ligjore.

Grupi i punës ka rekomanduar, ndërsa Ministria do të dorëzojë kërkesë në UNESKO për mendim profesional – nëse është në përputhje me standardet për mbrojtje të qytetit që të rikonstruktohet objekti në dimensione të tilla.

“Ministria e Kulturës nuk ka asgjë kundër rikonstruktimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, duke i përfshirë këtu edhe objektet fetare, por dëshirojmë që kjo të zbatohet në procedurë ligjore, duke i respektuar të gjitha rregullat dhe procedurat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e objekteve me rëndësi historike. Do të dëshirojmë të përkujtojmë se liria e besimit është e garantuar me Kushtetutën e RM-së dhe se mbrojtja e trashëgimisë kulturore, duke i përfshirë objektet historike fetare pa dallim të religjionit të cilit i takojnë, është prioriteti ynë kulmor.

Ne më shumë do të donim ta shikojmë kulturën dhe trashëgiminë kulturore si pasuria jonë e përbashkët e cila na bashkon”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.

Qytetarët e Ohrit të organizuar në shoqatën “Sovest” sot para mediave kumtuan se kanë parashtruar kallëzime penale kundër inspektorit shtetëror të ndërtimit,
Drejtorisë për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore dhe udhëheqësit të saj, deri te ish-drejtoresha e Entit dhe Muzeut -Ohër, si dhe seri të kallëzimeve kundërvajtëse. E përsëritën deklaratën paraprake, se qëllimi i aktiviteteve të tyre është Xhamia e Ali Pashës të mbetet trashëgimi kulturore, e jo të kryhen aktivitete ndërtimore me të cilat shkatërrohet artefaktet rreth objektit, nga të cilat disa datojnë që nga koha e bronzit.

Aktivistët nga “Sovest” reaguan në mënyrën në të cilën do të kryhet restaurimi i Xhamisë së Ali Pashës në Çarshinë e Ohrit, Gjatë paraqitjes së parë para opinionit ata u deklaruan se nuk kanë asgjë kundër konservimit të xhamisë si objekt nga rëndësia e veçantë historike të mbrojtur me ligj, por se kundërshtojnë në ndryshimin e imazhit të objektit, rrethanës së saj, si dhe planin për ndërtimin e minares 32 metërshe në qendër të Ohrit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!