Ndoshta keni ngrënë diçka që nuk ju ka bërë mirë ose jeni të stresuar.
Cilado që është arsyeja, janë disa ushqime që ndihmojnë kur keni barkqitje ose që ndryshe njihet si diarre, transmeton Klan Kosova.
Bananet
Janë lehtësisht të tretshme dhe janë një zgjedhje e shkëlqyer për shkak se e qetësojnë sistemin e tretjes.
Bananet përmbajnë një përqindje të lartë të kaliumit që do të zëvendësojnë elektrolitet që humbasim gjatë diarresë.
Ky frut është poashtu një burim i shkëlqyer i pektinës dhe fibrave të tretshme që nxisin thithjen e lëngjeve. Bananet përmbajnë edhe inulin, një lloj tjetër i fibrave të tretshme që shkakton rritjen e baktereve të mira në sistemin e tretjes.
Orizi i bardhë dhe patatet
Si orizi i bardhë ashtu edhe patatet janë një burim i shkëlqyeshëm i niseshtës që tretet lehtësisht.
Ju duhet të hani patate dhe oriz pa shtuar erëza ose vaj, pasi kjo mund të irritojë sistemin e tretjes dhe të shkaktojë dhimbje.
Lëngu i mollës
Mollët janë një burim i shkëlqyer i pektinës por ato përmbajnë edhe një përqindje jashtëzakonisht të lartë të fibrave që mund të shkaktojnë probleme stomaku gjatë kohës që jeni duke vuajtur nga diarreja.
Prandaj rekomandohet të konsumoni lëng molle sepse është më lehtë të tretet.
Jogurti
Gjatë kohës sa keni diarre, rekomandohet që të evitoni qumështin dhe produktet e tij por jogurti është një përjashtim.
Zgjedheni jogurtin që përmban probiotikë pasi ato balancojnë nivelin e bakterieve të mira në sistemin tuaj të tretjes.