Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa kur do të zëvendësohet tabela e emrit të ri të aeroportit...

Ja kur do të zëvendësohet tabela e emrit të ri të aeroportit të Shkupit

Procedura për riemërim të autostradës “Aleksandri i Madh” të Korridorit 10 dhe aeroportit “Aleksandri i Madh” në Shkup do të fillojë pas publikimit në NP “Gazeta Zyrtare” për vendimin që për këtë dedikim e solli Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme.
Nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) shpjegojnë se pasi të publikohet vendimi, me kërkesë të tyre dhe me buxhet të tyre aktivitetet në terren për heqje të shenjave të tanishme të komunikacionit dhe për vendosje të shenjave të reja do t’i realizojë Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”.

Emri i ri i autostradës do të jetë “Miqësi”. Emri i tanishëm “Aleksandri i Madh” përdoret nga korriku i vitit 2008, ndërsa ky emër u caktua me vendim të Qeverisë paraprake, transmeton Medial.mk.

Nga dhjetori i vitit 2006, madje, gjithashtu me vendim të Qeverisë paraprake aeroporti i Shkupit mori emrin “Aleksandri i Madh”, i cili duhet të zëvendësohet me Aeroporti ndërkombëtar Shkupi. Përfaqësues të koncesionerit të aeroporteve të Maqedonisë TAV para pak kohësh deklaruan se bëhet fjalë për çështje politike dhe se do ta respektojnë vendimin.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments