Sot rreth orës 1 e 45 të drekës, në ambulantën në Recice të madhe është sjellur pa shenja jete një i ri i lindur në vitin 2004, informojnë nga Policia.
13 vjeçari nga fshati Pallcisht i poshtëm, mësohet që jetën e ka humbur me motocikletë në rrugën që shpinte drejt fshatit.
Sic kuptojmë nga SPB- Tetovë, i riu kishte humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të markës Opel Astra me targa të Tetovës dhe që ishte parkuar përskaj rrugës.
I riu me shpejtësi u transferua në ambulancën e fshatit Recice të madhe, por mjekë aty vetëm se konfirmuan vdekjen e tij.
Policia, prokurori publik dhe mjeku i mjekësisë ligjore dolën në vendngjarje dhe kryen ekspertizë. Priten hollësi rreth rastit brenda ditës së nesërme pasi të ketë përfunduar ekspertiza.