Nivelet e ujit të të gjithë lumenjve në Maqedoni sot janë më të larta nga mesatarja shumëvjeçare për muajin shkurt, por tek një pjesë e tyre zvogëlohen në krahasim me dje, tregojnë të dhënat më të reja nga matjet që i bën Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Nivel më të lartë se dje kanë Treska tek Makedonski Brodi, Vardari tek Velesi dhe Demir Kapia, Pçinja tek Banja e Katllanovës, Bregallnica tek Berova, Susheva tek Strumica dhe Cërna Reka tek Novaci.
Nivelet e liqeneve natyrore janë në kuadër të mesatares për këtë muaj.