Një motoçiklist e humbi jetën, një çiklist është lënduar rëndë, ndërsa 16 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në 12 nga gjithsej 22 fatkeqësi komunikacioni të evidentuara fundjavën e shkuar në rajonin e SPB Shkup.
Policia rrugore regjistroi dhe sanksionoi 105 vozitës për tejkalim të shpejtësisë së lejuar. Nga komunikacioni janë përjashtuar 41 vozitës, katër për vozitje nën ndikim të alkoolit, 33 para se të fitojnë të drejtën e vozitjes, si dhe katër fillestarë.
Nga 27 automjete të përjashtuara nga komunikacioni, dy kanë qenë teknikisht në gjendje jo të rregullt. ndërsa 25 të paregjistruara.
Janë hasur 167 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me automjetin e posaçëm janë marrë 125 automjete. Policia rrugore sanksionoi edhe një këmbësor, si dhe shtatë vozitës për kalim në dritë të kuqe të semaforit, gjashtë se nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve, pesë për reshtim të parregullt dhe dy për tejkalim të parregullt.