Tuesday, October 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaUdhëtonte drejt Zurich-ut me 1,6 ton dëborë mbi veturë, ja çfarë ndodhi...

Udhëtonte drejt Zurich-ut me 1,6 ton dëborë mbi veturë, ja çfarë ndodhi më pas

Policia zvicerane njoftoi se dje kishte ndaluar për arsye sigurie një veturë me targa suedeze, pasi mbi karrocerinë e saj gjendeshin 1,6 ton dëborë.

Policia e kantonit të Solerit deklaroi se kishte ndaluar dje pas mesditës veturën që po i drejtohej Zyrihut.

“Pas kontrollit, pamë që mbi karrocerinë e veturës ndodhej një shtresë dëbore prej 40 centimetrash dhe, sipas përllogaritjeve, pesha e saj ishte të paktën 1 600 kilogramë”, tha policia në një komunikatë.

”Të ecësh me këtë peshë mbi karroceri përbën një rrezik të madh, pasi dëbora mund të binte mbi asfaltin e autostradës”, shtoi ajo.

Pas mbajtjes së një proceverbali, drejtuesi i veturës u detyrua të hiqte dëborën dhe pastaj u la i lirë për të vazhduar rrugën./ATSh/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments