Gjykata Themelore Shkupi 2 ka pranuar kërkesën e Lëvizjes Besa, krahut të Bilall Kasamit për zhvendosjen e selisë së partisë.
Në dokumentin që siguroi Alsat M, selia e Lëvizjes Besa zhvendoset zyrtarisht përballë Komunës së Çairit në Shkup.
Ndërkohë krahu tjetër i këtij subjekti, vazhdon funksionimin në zyrat e mëparshme të partisë.
Përçarjet në Lëvizjen Besa erdhën pas shkarkimit të Bilall Kasamit nga kreu i partisë pas një mbledhje të mbajtur nga krahu i Shkupit.
Derisa zhvillimet të reja në drejtim tejkalimin e përplasjeve brenda-partiake nuk ka, subjekti përgatitet për Kongresin e parë më 24 shkurt.