Nesër, 2. Shkurt 2018, me fillim në ora 10:30 Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e IPA Koordinatorit Nacional do të ketë fjalën e tij para përfaqësuesve të IPA strukturës në Republikën e Maqedonisë në kuadër të IPA punëtorisë vjetore e cila mbahet në Strugë.
Zëvendëskryeministri Osmani gjithashtu do të merr pjesë edhe në takimin e Këshillit për zhvillimin e rajonit planor Jugperëndimor, ku do të ketë fjalën e tij përpara Kryetarëve të Komunave të rajonit planor jugperëndimor dhe së bashku me ekipin për alokimin e ndihmës së huaj në Sekretariatin për Çështje Evropiane do ti prezantojnë gjendjet, mundësitë për financimin e projekteve të parapara për vetëqeverisje lokale me mjetet nga fondet evropiane.
Para fillimit të takimit të Këshillit për zhvillimin e rajonit planor jugperëndimor Zëvendëskryeministri Osmani do të jep deklarata për media me fillim në ora 11:00 në hapësirat e Komunës së Strugës, thuhet në kumtesë.