Qeveria e Maqedonisë ka shpallë konkurs për drejtorë dhe zv/drejtor në një numër të konsiderueshëm të institucioneve ku do të mund të konkurrojnë të gjithë qytetarët që I përmbushin kriteret e parapara.
Bëhet fjalë për, postet udhëheqëse të Drejtorisë për të Ardhura Publike, Doganës, Byros për Prokurime Publike, Qendra për menaxhim me kriza, Fondit të Shëndetësisë etj. Kur jemi te shëndetësia, ministri Venko Filipce paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të emërohen drejtor të ri nëpër klinikat ku kanë udhëhequr kuadro të Aleancës për Shqiptarët.
Nga ana tjetër Qeveria ka shkarkuar Aleskandër Donev nga posti I drejtorit të Agjencisë për Turizëm për shkak se nuk kanë qenë të kënaqur me punën e tij.