Është arritur më në fund marrëveshja e emrit të Maqedonisë pas dialogëve të njëpasnjëshëm mes dy qeverive, asaj greke dhe asaj te FYROM-it.
Mediat greke shkruajnë se pas mbylljes së marrëveshjet emri i ri i Maqedonisë do të jetë ‘Republika gorna Makedonija’ që do të thotë ‘Republika Maqedonia e Epërme’.
Më herët u bë i ditur edhe një pakt me 4 pika.
Propozimi për emrin, irredentizmi, marrëdhëniet ndër rajonale dhe masat për agjendë pozitive janë katër pikat në projekt marrëveshjen që Greqia do t’ia dorëzojë Maqedonisë nga mesi i shkurtit. Sipas ministrit të jashtëm grek Nikos Kocijas, marrëveshja e cila po përpilohet fillimisht do t’i dorëzohet Qeverisë Greke e më pas asaj në Shkup.
Nëse këtë projekt do ta pranojë edhe Shkupi zyrtar, atëherë ky pakt do të shkojë për miratim në Parlamentin grek. Për këtë, Kocijas tha se është njoftuar edhe ndërmjetësi i OKB-së për emrin Metju Nimic gjatë qëndrimit të tij në Athinë, por edhe Shkupi zyrtar.
Ana tjetër është e njoftuar me marrëveshjen por përmbajtjen e përgatisim ne. ata mund të kërkojnë ta ndryshojnë të gjithën, mund të kenë alternativat e tyre, ndryshime. Nuk bëhet fjalë për “merr” ose “le”. Ai është propozim për bisedime, për dialog për t’u lehtësuar bisedimet. Nuk ka afat kohor. Nëse nuk mund të biem dakord, do të vazhdojmë bisedimet – dekalroi ministër i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocijas.
Ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimiq, gjatë qëndrimit në Greqi, ka thënë se tani është koha e duhur që palët të marrin vendim lidhur me zgjidhjen e emrit. Nimicka shtuar se Qeveria Greke është shumë e sinqertë dhe energjike sa i përket gjetjes së zgjidhjes së problemit të emrit me fqinjin e tyre. Ai tha se të dyja palëve u ka ofruar edhe idetë e tij lidhur me zgjidhjen e kontestit, por refuzoi që t’i zbulojë të njëjtat.