Vendosja e pensionit për të gjithë qytetarët e moshuar, sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, nuk do të paraqesë ngarkesë të madhe për buxhetin, ndërsa do të zgjidhet një problem i një numri të madh të qytetarëve.
“Jemi dëshmitarë se shumë mjete nga Buxheti janë shpenzuar në mënyrë jodedikuese. Mendoj se me një numër të vogël të mjeteve ose me një sasi të vogël të mjeteve nga Buxheti i RM-së do të zgjidhen problemet e një numri të madh të qytetarëve të cilat janë nga gjeneratat më të moshuara, ndërsa në këtë rast nuk realizojnë kurrfarë të ardhurash. Ashtu që vetëm me zëvendësimin e parave për një përmendore sa pensionistë dhe sa persona të moshuar do të merrnin kompensim dhe jetë më dinjitoze”, tha Angjushev.
Ndryshe pensioni shtetëror është paraparë të jetë 40 për qind e rrogës mesatare. Rroga mesatare në Maqedoni është 23.260 denarë, që do të thotë se pensioni shtetëror do të jetë rreth 9.500 denarë, shkruan Gazeta Lajm. Ky pension do të ju takojë atyre personave që kanë mbushur 62 vite (femrat), respektivisht 64 vite (meshkujt), por nuk kanë 15 vite përvojë pune, siç kërkon ligji aktual.