Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTejkalimi përfundon me aksident, 5 të lënduar në aksidentin drejt autostradës Tetovë-Gostivar

Tejkalimi përfundon me aksident, 5 të lënduar në aksidentin drejt autostradës Tetovë-Gostivar

Në rrugën rajonale nga fshati Pirok drejt autostradës Tetovë-Gostivar ka ndodhur aksident komunikacioni mes veturës “Fiat Marea” me targa të Tetovës, e drejtuar nga F.S.(52) nga Tetova dhe “Opel Zafira”, e drejtuar nga J.S. (39) nga fshati Pirok.
Në këtë aksident vozitësit nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa 5 bashkëudhëtarët tjerë, 3 nga fshati Pirok dhe dy nga Tetova, kanë marrë lëndime trupore dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin e Tetovës janë lëshuar për shërim shtëpiak.

Sipas të dhënave fillestare, shkak për këtë aksident është tejkalimi i pakujdesshëm, ndërsa dëmi material do të vlerësohet më tej./Express/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments