Vijojnë dinamikat në shtëpinë e “Big Brother Albania 8”. Ndonëse ka nisur prej pak ditësh banorët e këtij edicioni e kanë marrë mjaft seriozisht lojën brenda shtëpisë. 8 banore të Big Brother kërkojnë të dalin në protestë por Top Channel i ka refuzuar.
Banorët janë në kuzhinë duke diskutuar me njeri-tjetrin, në një moment vjen Alba me Kikën flasin për një arratisje të mundshme dhe organizim të nje grupi 8 personash për të demostruar kundër qeverisë.
Më pas ata kanë debatuar për çështje të tjera.
Ata janë sy e vesh nga Kika, shprehet: “është diçka që e kam menduar mirë, dikush ndoshta do preket, do gëzohet, do mërzitet.
Kika: “Jam i dashuruar me Albën, banorët qeshin, ndërsa Alba nuk e merr seriozisht, duke i thënë që ti ke shoqe, Kika ja kthen duke i thënë që ajo ka statusin si gruaja e parë.
Kika vazhdon duke u thënë banorëve që së bashku me Albën kemi vendosur që dasmën do e bëjmë në Kosovë. Alba duke qeshur “unë akoma s’të kam kthyer përgjigje, unë hyra singël dhe do dal singël.