Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër, njofton median se për shkak të ekzistencës së bazës për dyshimin e kryerjes së veprës penale “shantazh”është ngritur padi penale ndaj një qytetari të Strugës, shkruan StrugaLajm.com.
I dyshuari në disa raste ka kërcënuar një 24 vjecare nga qyteti i Ohrit se do t’i publikonte fotografi komprometuese të pahijshme dhe materiale video nëse nuk e pranonte një lidhje dashururie me të.(Struga Ekspres)