Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKasami:I fal të gjithë kundërshtarët, le të kthen në parti që të...

Kasami:I fal të gjithë kundërshtarët, le të kthen në parti që të diskutojmë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami është i ftuar në TV21 për të folur rreth situatës së krijuar më të re brenda kësaj partie politke.
I pyetur se përse nuk veproi ashtu siç premtoi, pra të dorëhiqet nëse nuk i fiton zgjedhjet, Kasami përgjigjet se ka vepruar më mirë se kaq, duke kërkuar organizimin e kongresit të parë të kësaj partie politike.

Sipas tij, kongresi ndihmon në riformatimin e partisë politike, pasi që ka patur edhe prurje të reja brenda kësaj partie politike.

Kasami bëri të ditur se organet e partisë, vendosën organizimin e kongresit për të përmirësuar gabimet e bëra në këto tre vite dhe për të ofruar njerëz ende të ri, përfshi tërheqjen e atyre që dështuan, duke u nisur edhe nga kryetari i partisë politike.

Bilall Kasami bën të ditur se ka patur debate të brendshme në Lëvizjen Besa që i kam parë normale dhe politike, por është e papranueshme që debatet të dalin në publik. Përmes debatit duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët dhe këtë e kam zbatuar në Lëvizjen Besa duke qenë në komunikim me të gjitha palët, e kënaqura apo të pakënaqura për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet brenda oborit të kësaj partie politike.

Të gjithë ata që dëshirojnë t’i zgjidhin problemet, atëherë sipas Bilall Kasamit, dyert i kanë të hapura që të ofrojnë kontributin e tyre për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Kasami konfirmon se brenda partisë ka garë për të marrë kreun e Lëvizjes Besa, kurse ata që tentuan ta shkarkojnë, sipas tij janë individë që kanë pretendime për të marrë kreun e partisë.

Kasami kërkon garë demokratike për të zgjidhur çështjet dhe të forcohet Besa shumë më shumë, në aspekt programor dhe kadrovik.

Në debatin në TV21, Bilall Kasami nuk përmend emra konkret kundërshtarësh, ndërkaq grupimin tjetër e konsideron si pjesë të partisë, por shprehet se kundërshtarët nuk duhet të shpallen armiq të Lëvizjes Besa. Sipas tij, pala tjetër është duke e dëmtuar partinë dhe se nuk u është hakmarrë askujt për veprimet brenda partisë, duke mbajtur mbledhje jashtëstatutore.

Kasami thotë se u ka kërkuar llogari këtyre personave pasi që kanë thirrë mbledhje që nuk e kanë të drejtë sipas statutit partiak dhe kanë manipuluar edhe njerëz tjerë. Gjithnjë, Bilall Kasami nuk përmend emra në debatin që po zhvillohet.

Kryetari i Besës mohon që grupi tjetër është më shumë se sa që është raportuar në media. Ai thotë se legjitimiteti i tij nuk është vënë në pikëpyetje, e as i vendimeve që janë marrë në mbledhjen e këshillit qendror të mbajtur në Tetovë, ku është vendosur që ai të drejtojë partinë deri në kongresin e partisë, të caktuar për në shkurt të këtij viti.

Bilall Kasami vlerëson punën e personave që kanë dalur kundër tij dhe i thërret që të tërhiqen dhe të kthehen në parti.

Bilall Kasami mohon të ketë larguar dikë nga partia, ndërkaq personat që përmendne kundër tij, dëshiron që të jenë përkrah tij në betejat politike. Ai këmbëngul se nuk i konsideron kundërshtarë të tij.

Të shkarkuarit, sipas dokumentit të publikuar, nuk janë përjashtuar nga partia, por vetëm janë shkarkuar nga detyra që kanë patur. Për Bilall Kasamin, veprimet e Afrim Gashit dhe Skender Rexhepit-Zejd janë të ndryshme.

Kasami mohon zërat që në mbledhjen në Tetovë ka patur persona që nuk janë pjesë e kryesisë së partisë, duke bërë thirrje edhe njëherë që gjithçka të mbetet brenda partisë Lëvizja Besa.

Sipas tij, të gjithë veprimet e grupit kundërshtar kanë mundur që veprimet e tyre t’i bëjnë brenda strukturave dhe institucioneve që i ka kjo parti politike.

Kasami i fal të gjithë kundërshtarët e tij, ai i fton të kthehen në Lëvizjen Besa për të vazhduar debatin brenda Lëvizjes Besa për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!