Kim Mehmeti sulmon vazhdimisht skenen politike ne Maqedoni,ku ai shkruan ne profilin e tij :
“Është e neveritshme kur dëgjon përgjimet e opozitës maqedonase që shpalosin se kryetari i PDSH-së dhe disa funksionarë të BDI-së i kanë shërbyer dhe i janë nënshtruar vetëm vullnetit të shefit të policisë sekrete maqedonase! Por edhe me e neveritshme është paturpësia e tyre që të dalin publikisht dhe ata të kenë fytyrë të flasin për ‘spiun e tradhtarë’!? Do të thotë kjo se shoqëria shqiptare në Maqedoni është dorëzuar në betejën kundër qelbësirave politike, se jemi bërë mjedis ku asgjë më nuk është e turpshme dhe ku janë rrënuar të gjitha vlerat njerëzore?!” Do të thotë pra kjo se nuk kemi guxim ta pastrojmë këtë shoqëri nga qelbësirat politike, nga ata që na bënë të turpërohemi nga vetvetja?!” (Kim Mehmeti)