Pas publikimit të bombës së tetë të LSDM-së, analisti dhe ish diplomati Arsim Zekolli ka shpalosur prapavijën e raporteve të udhëheqësisë së BDI-së dhe PDSH-së me Sasho Mijallkovin. Zekolli në facebook shkruan:
“E neveritshme hipokrizia e BDI-së ndaj servilosjes se Menduhit para Sasha Mijalkovit. Do të thoja, bile se cinizmi i BDI-stëve, tejkalon turpin e të parit të PDSH-së.
Inçizimi i mbremshem është vetem se de-jure pohim i de-fakto sjelljes se z.Thaçi. Por, nëse i marrim të gjjtha rrethanat parasysh, servilosja e Musa Xhaferit është dyfish më e turpshme dhe faqezezë se e Menduh Thaçit.
Menduhi përfundoj karrierën e vet, ashtu si secili politikan që nuk është i aftë të kuptoj se cili është momenti për t’u futur në politikë dhe aq më shumë të kuptoj momentin kur duhet ta braktisë atë.
Por, të mos harrojmë. Kur i dyti i një strukture politike si BDI, fiton pushtetin përmes luftës në të cilën janë vrarë me qindra shqiptarë e maqedonas, fut urrjetje të patejkalueshme mes dy etnive, kur ky njeri, pra Musa, serviloset para shefit të Shërbimit të Sigurisë dhe pa fije turpi akordon marrëveshje anti-demokratike, nuk do mend se krimi dhe serviliteti i BDI-së, është 7-fish më i madh se i PDSh-së.
Pra, para se të zgerdhihen për marrëzitë e Menduhit, le të del Ali Ahmeti dhe haramët e tij dhe le të na shpjegojë, pse ftuan në luftë dy popuj, pse futen në urrejtje dy bashkesi etnike, në kurriz të dashurisë kriminogjene me partnerët mafioz të VMRO-DPMNE?
Menduhi karrierën dhe pasurimin e vet, e shkruajti me ngjyrë pisllëku, por Musa dhe BDI-ja karrierat dhe pasurimin, e kanë të nënshkurar me gjak njerezish të vrarë. Rrjedhimish, mllefi dhe dënimi ndaj tyre, duhet të jetë shumë më i vrazhdë.
Menduhi garantoj ndegjueshmerine “deri ne vdekje” te vet. Musa dhe BDI te mos harrojne – ashtu si ne qe nuk harrojme – se pushtet dhe pasuri kan fituar “me vdekje” te.te tjerve”, ka shkruar ndër të tjera në profilin e tij të ‘facebook’ analisti dhe diplomati Arsim Zekolli.