Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMbi 100 tërmete në Maqedoni që nga 1 janari

Mbi 100 tërmete në Maqedoni që nga 1 janari

Ditëve të fundit në Maqedoninë Juglindore janë regjistruar një seri tërmetesh. Nga enti Sizmologjik njoftojnë se numri ka arritur deri në 100 dhe se kjo dukuri do të vazhdoj deri në qetësimin e plotë të pllakave tektonike, por se dridhjet do të jenë me intensitet shumë më të ulët.

“Akoma vazhdojnë dridhjet, por kjo është normale pas një tërmeti me magnitutë prej 4.8. Kemi një varg tërmetesh si pasojë e tërmetit më të fortë dhe aparatet e Observatorit Sizmologjik akoma vazhdojnë të regjistrojnë tërmete në këtë pjesë por që të gjitha janë me magnitutë më të ulët. Tërmeti më i fuqishëm u ndje dje në orën 18 e 36 minuta dhe pas këtij tërmeti kemi regjistruar edhe disa tërmete më të dobëta që thuajse nuk janë ndjerë fare nga popullata e këtij rajoni”, deklaroi sizmologia Dragana Dernih -Anastasovksa.

Megjithatë sipas seizmologes Dragana-Dernih tërmetet në Maqedoni vijnë si pasojë e përplasjes të pllakës afrikane dhe asaj euro-aziatike.

“Kur bëhet fjalë për Maqedoninë dhe Ballkanin, tërmetet shkaktohen për shkak të përplasjes të plakës afrikane dhe euro-aziatike, respektivisht ndërhyrja e pllakës afrikane nën atë euro-aziatike dhe lëvizjet që krijohen në shtresën e tokës shkaktojnë lëvizjen e disa blloqeve në këtë pjesë dhe automatikisht krijimin e tërmeteve”, shtoi Dragana Dernih Anastovska.

Dridhjet e një dite më parë kanë shkaktuar edhe disa plasaritje të objekteve, por dhe shqetësim të madh tek banorët e Dojranit dhe vendeve përreth.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!