Në Bukovë mbetje të borës në rrugën Ohër-Strugë-Kërçovë

0
13

Në qafën malore Bukovë ka mbetje të borës nëpër rrugë, kumtoi mëngjesin e sotëm Lidhja auto-moto e Maqedonisë.

Në pjesët veriore, perëndimore dhe jugperëndimore të shtetit qarkullimi zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në pjesët tjera, rrugët janë vende-vende të lagështa.