Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëri25 vjeçari nga Pogradeci tentoi ta kalojë drogën përmes kufirit të Maqedonisë

25 vjeçari nga Pogradeci tentoi ta kalojë drogën përmes kufirit të Maqedonisë

Policia Kufitare e Korçës bën me dije se ka sekuestruar 7.2 kg kanabis sativa dhe kanë arrestuar poseduesin e saj.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Bexhet Hoxhallari, 25 vjeç, banues në Buçimas- Pogradec, i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë patrullimit që shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar në kufi të gjelbër, në vendin e quajtur “Antenat” mbi fshatin Guras e Tushemisht, e kanë konstatuar me një thes brenda të cilit iu gjetën tre pako me peshë 7,2 kilogramë me bimë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga specialistët e seksionit për Narkotikët, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme.
25 vjeçari tentoi ta kalojë kanabisin përmes kufirit të Maqedonisë.Express

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments