Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniA po i hapet rruga për futje në qeveri PDSH-së?!

A po i hapet rruga për futje në qeveri PDSH-së?!

PDSH me dy deputetët e saj mund jetë pjesë e koalicionit me LSDM dhe BDI. Lajmi nuk përjashtohet as nga partia e Zoran Zaevit. Vetë Zaev tha mbrëmë se dera është e hapur për çdo parti.
Por nga PDSh deri tani heshtje totale dhe nuk jepet asnjë sinjal apo fjalë se cili do të jetë fati i saj. Derisa në anën tjetër, BDI ka qenë më e zëshme që kjo parti të jetë në koalicion në vendin e ASH-së, informon INA.

“Jemi të interesuar që edhe PDSH të marrë pjesë në qeveri, por kjo nuk varet vetëm nga dëshira jonë. Duhet të ketë pëlqim edhe nga partneri i koalicionit. Nëse ekziston pajtueshmëri, ne jemi të gatshëm të japim një resor për kuadër të PDSH-së”, ka deklaruar një funksionar i lartë në BDI për Dojçe Vele në gjuhën maqedonase.

Por nga ana tjetër, Zaev kishte theksuar se nuk ka bisedime me PDSH-në.

“Deri në këtë moment nuk jemi në bisedime me PDSH që ajo të hyjë në Qeveri. Përbërja e Qeverisë ngelet ashtu si ka qenë”, kështu ishte përgjigjur kryeministri Zoran Zaev, në pyetjen nëse Partia Demokratike Shqiptare do të jetë pjesë e përbërjes qeveritare.

Informacionet e portaleve të ndryshme kanë shkruar se partisë së Menduh Thaçit do ti takoj ministria e ekonomisë ose tani posti i zvkreyministrit dhe një ministër pa resor, por edhe zvministrat dhe gjitha drejtoritë që ka ASH.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments