Një ekip i pazakonshëm zviceran i është përkushtuar marrëdhënieve zvicerano-kosovare. Edhe pse politikani i SP-së, Cédric Wermuth dhe kolegu i tij nga SVP, ndjekin interesa të ndryshme.
Rreth 80.000 kosovarë janë duke jetuar në Zvicër. Së bashku me shqiptarët tjerë nga trojet e ish Jugosllavisë, ata përbëjnë njërin nga grupet më të mëdhenj të Zvicrës. Tani ata do të përfaqësohen edhe në Parlamentin zviceran.
Ata kanë formuar grupin parlamentar Zvicër-Kosovë. Në krye të këtij grupi të pazakonshëm do të jetë dueti në përbërje: këshilltari nacional i SP-së, Cédric Wermuth (31) dhe këshilltari nacional i SVP-së, Felix Müri (59).
Cédric Wermuth
Befasi e madhe është Felix Müri nga Lucerni, duke pasur parasysh se marrëdhëniet në mes të SVP-së dhe kosovarëve kanë qenë të ngarkuara, pas parullës së famshme të kësaj partie që në vitin 2011, gjatë fushatës parazgjedhore kishte shkruar „Kosovarët i therin zviceranët“. Gjatë verës së hershme, sekretari i përgjithsëhm dhe përfaqësuesja e kësaj partie ishin dënuar nha Gjykata federale zvicerane.
Sipas të dhënave paraprake, Müri nuk ka marrë pjesë në këtë aksion. Përmes gazetës së përditshme zvicerane „Aargauer Zeitung“, ai ka pohuar se nuk ka mundur të bëhet përzgjedhje më e mirë, përcjellë „Shtegu.com“. Në grupin parlamentar, ai do të angazhohet në shkëmbimin e konomik në mes të Zvicrës dhe Kosovës.
Një angazhim tjetër ka marrë përsipër kolegu i tij, Wermuth. Qëllimi i tij në grup do të jetë që të rrisë pjesëmarrjen e kosovarëve në jetën politike. Përpos kësaj, ai do të angazhohet edhe në informimin e përditshëm të kosovarëve lidhur me sigurimet sociale zvicerane.