Analisti i mirënjohur, Robert Nesimi, ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike në Maqedoni, që kanë të bëjnë me plotësimin e vendeve të zbrazura qeveritare. Nesimi aludon se pa Aleancën për Shqiptarët, qeveria nuk do të ketë legjitimitet, transmeton Express.
“59 deputetë në zgjedhje + disa të blerë, nuk është e barabartë me Legjitimet!”, ka komentuar Nesimi.
Ndryshe, nesër pas orës 14.00 do të zhvillohet takimi midis kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ku gjithçka do të definohet rreth koalicionimit.
Në këtë takim pritet të diskutohet për resorin ministror të shëndetësisë, që LSDM lansoi se do ta marrë, ndërsa në këmbim do t’i jepet posti i zv/kryeministrit për reforma dhe posti i zvministrit të shëndetësisë.
Siç bëhet e ditur Zaev ditëve të fundit është hamendur nga kalkulimet e bëra, se a do të mbajë koalicionimin me ASH, apo do llogarisë tek votat e aleatëve të Gruevskit por edhe PDSH.