Lideri i vetmuar i RDK-së z.Vesel Memedi në emisionin Click Plus të realizuar në tv21, u shpreh se Ziadin Sela i ka borxh atij një palë tesha,shkruan Struga Ekspres.
“Kemi vënë bast me z.Ziadin Sela,ai mendonte që në zgjedhjet parlamentare do ti fitoj mbi 10 deputet, kurse unë i thashë se do të fitojmë 2 deri në 3 deputet, e fitova bastin,ai mi ka borxh një palë tesha”, u shpreh Vesel Memedi.
Kujtojmë se Vesel Memedi ngelet deputeti i vetëm nga opozita që përkrah fuqishëm BDI-në dhe Ali Ahmetin.
Shikoni videon kur Vesel Memedi ja kujton bastin e “humbur” Ziadin Selës.
(Struga Ekspres)