Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMedial: Nuk ka takim Sela-Zaev, a po del nga Qeveria Aleanca?!

Medial: Nuk ka takim Sela-Zaev, a po del nga Qeveria Aleanca?!

Zv/kryeministër për reforma dhe zv/ministër i Shëndetësisë është oferta e fundit “merr ose lëre” nga kryeministri Zoran Zaev deri tek lideri i ASH-së Ziadin Sela, thotë funksionar i lartë qeveritar.
Nga vendimi i Selës do të varet nëse ASH-ja do të mbetet në “Ilindenska”. Me apo pa Selën, propozimet për tre ministrat e rinj dhe zv/ministër Zaev të hënën do t’i dorëzojë në Kuvend, është decid ky funksionar.

Vediimi i Zaevit që resori shëndetësi të shkojë tek LSDM-ja me gjasë nënkupton vendimin e Selës të del nga Qeveria. Për LSDM-në dhe BDI-në kjo çështje është e mbyllur.

Edhe pse kryeministri Zaev paralajmëroi se gjatë vikendit do të ketë takim me partnerët qeveritar para se të dorëzojë propozimet e reja për ministra në Kuvend, sipas burimeve tona, takim Zaev- Sela nuk do të ketë, pasi lideri i ASH-së ka zhvendosur kthimin nga SHBA-të deri kah mesi i javës së ardhshme, në vend se gjatë vikendit.

Kjo mund të interpretohet si konfirmim se Sela nuk do të pranojë resor tjetër përveç Shëndetësisë dhe se ASH-ja braktis “Ilidenskën”, ndërsa ai do të mungojë të hënën kur pakoja e re e ministrave do të mbërrijë në Kuvend./Medial

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments