Policia e Kërçovës ka kryer kontrollë në dyë shtëpi me ç’rast ka gjetur një sasi të konsiderueshme të marihuanës.
Kontrollet janë kryer në shtëpitë e personave A.A (45) dhe E.A(47), që të dy nga fshati Arangjel i Kërçovës.
Gjatë kontrollit, janë gjetur 30 kilogram marihuanë. Personat e lartëpërmendur janë arrestuar dhe ndaj tyre do të ndërmerren masat e duhura juridike siç parashihen me ligj.