Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJa cilet jane reformatoret ne Veleshte

Ja cilet jane reformatoret ne Veleshte

Procesi i zgjedhjeve të brendshme partiake për organizimin e Kongresit të VI-të dhe të rregullt të PDSH-së po shkon drejt finalizimit. Kanë mbetur edhe pak nëndegë për të kaluar nëpër këtë fazë dhe menjëherë nga dita e hënë do të zhvillohen Kuvendet e Degëve. Sot karvani i Lëvizjes për reforma në PDSH, ndaloi në Veleshtë, një ndër bastionet e PDSH-së dhe përkrahëse e fuqishme e Lëvizjes për reforma.

I pranishëm në këtë Kuvend ishte edhe iniciatori i Lëvizjes, kreu i Komunës së Strugës, Ziadin Sela si dhe kryetari aktual i degës së PDSH-së në Strugë, Syrja Rashiti.
Si zakonisht, për çështjet procedurale dhe statutare rreth organizimit të zgjedhjeve para Kongresit të rregullt, foli Syrja Rashiti, i cili ndër tjera theksoi se procesi zgjedhir brendapartiak në degën e Strugës ka shkuar sipas gjitha parashikimeve, duke u respektuar çdo dispozitë e Statutit të PDSH-së.
Ndërsa Ziadin Sela para veleshtarëve foli për arritje dhe projektet e bëra deri tani për Veleshtën nga ana e Komunës së Strugës si dhe për rrugën që do të ndjekë Lëvizja pas Kongresit.
“Në Lëvizjen për Reforma në PDSH deri tani kanë arritur të anëtarësohen mbi 14 mijë anëtarë. Kemi krijuar nëndegë edhe atje ku nuk kemi pasur asnjëherë si parti. Prandaj ju lus për mobilizim për ta çuar misionin që e kemi marrë deri në fund… Hyrja në qeveri nuk është zgjidhje e problemeve të shqiptarëve. Ne do të kërkojmë vota që mos të hyjmë në qeveri, të krijojmë krizë politike dhe institucionale deri në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve. Së pari të drejtat, mandej qeveria… Ne do të kontribojmë që të ketë krizë institucionale për ti mbrojtur shqiptarët dhe jo krizë tek shqiptarët për ti mbrojtur institucionet. Nuk mund të mos përdoret Gjuha Shqipe që të turpërohemi ne. Nuk do të ketë pjesëmarrje të institucionit komunë në Mbrëmjet e Poezisë derisa në shtëpinë tonë nuk lejohet Gjuha Shqipe. Është e patolerueshme që në një institucion në Strugë të lejohet Shqipja e ca metra më andej të mos lejohet. Kësaj talljeje do ti vëmë një STOP të madh. Gjuha Shqipe do të jetë zyrtare në gjithë territorin  e shtetit, edhe në Strumicë” – tha Sela para të pranishmëve.
Kreu i Komunës së Strugës nuk la pa përmendur edhe ngjarjet aktuale politike me publikimin e “bombave” nga ana e LSDM-së, ndërsa ripërsëriti qëndrimin e tij për nevojën e ndërhyrjes së ndërkombëtarëve pasi populli ka humbur besimin në institucionet shtetërore.
” E vetmja mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve ndaj institucioneve është EULEXI për Maqedoninë ose njëfarë forme protektorati ndërkombëtar”-u shpreh Ziadin Sela, iniciator i Lëvizjes për reforma në PDSH.
Për kryetar të nëndegës së Lëvizjes në Veleshtë u zgjodh Ardian Reçi, ndërsa anëtarë të Kryesisë do të jenë: Bekim Sheji, Patriot Hani, Bekim Vinca, Refajet Demo, Kujtim Istrefi, Bardhyl Tuda, Besfort Zhuta, Bekim Hani, Bajram Kaba, Edmond Isaku, Kreshnik Kaba, Lebit Bekteshi, Shkëndim Hajredini dhe Inajet Lufi.
Ndërsa për Kuvendarë që do ta përfaqësojnë Veleshtën në Kuvendin e degës u zgjodhën, Garip Kaba, Qifli Sheji, Idri Istrefi, Xheladin Muça dhe Hinis Istrefi.
Kuvendi zgjedhor i degës së Strugës do të mbahet javën e ardhshme.

Komisioni për Informim
Lëvizja për Reforma – Partia Demokratike Shqiptare

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!