Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKomuna do ti shemb objektet rreth plazhit nese nuk e bejne vetë...

Komuna do ti shemb objektet rreth plazhit nese nuk e bejne vetë koncesionerët

Komuna e Strugës do t’i rrënojë objektet e ndërtuara përreth plazheve nëse në ditët një vijim, nuk e bëjnë vetë koncesionerët. Afati prej një javë ka filluar tashmë. Nga komuna thonë se kontratat kanë skaduar, por koncesionerët thonë se ato vlejnë ende. Deri në fillim të sezonit turistik, plazhet duhet të pastrohen tërësisht – thotë për Alsat M – kryetari i komunës, Zijadin Sela. Këtyre ditëve në adresë të koncesionerëve ka mbërritur shkresa e cila i informon se toka ndërtimore që ka qenë objekt i kontratës për koncesion, duhet liruar në afat prej 7 ditësh

Sela thotë se në plazhe, në vend të banakëve, janë ndërtuar objekte me materiale të forta, duke shkelur kështu rregullat në kontratat për koncesion. Kreu i komunës tha se nuk ia ka vazhduar kontratën, asnjërit nga koncesionerët, për shkak të mosrespektimit të kushteve. Por, pronarët e plazheve, gjithsej 11, tonë se nuk do heqin dorë lehtë nga kapitali i investuar gjatë vite të kaluara, i vlerësuar diku për 5 milionë euro. Ata thanë për Alsat M se kontratat e tyre kanë qenë për 5 vjet, por se komuna nuk ua ka vazhduar pas përfundimit të vitit të katërt në shtator të vitit 2014. Ata janë të befasuar nga vendimi i tillë sepse tashmë kanë filluar me përgatitjet për fillimin e sezonit të ri turistik.

“Ne dërguam ankesa në komunën e Strugës, për shkak se besojmë që pretendimet nuk qëndrojnë. Nuk e di pse, por si duket, kryetarit nuk i janë dorëzuar të gjitha dokumentet që posedojmë ne. Ne nuk kemi qëllim të konfrontohemi me kryetarin e komunës së Strugës. Kemi kontrata që ende kanë vlefshmëri juridike dhe do përpiqemi që ta dëshmojmë këtë. Dikush nuk dëshiron ta kuptojë këtë, por ne do detyrohemi që ta dëshmojmë para institucioneve kompetente”, u shpreh Boro Simjanoski, konsecioner i plazhit të grave, Strugë.

Komuna ka shpallur tender tashmë për zgjedhjen e firmës që do të rrënojë objektet. Plazhet në Strugë, nga nëntori i vitit 2011, janë nën kompetencat e komunës. Mbetet të shihet, nëse edhe plazhet e Strugës do të kenë fatin e njëjtë si ato nga ana shqiptare e Liqenit, kur thuajse para një muaji u rrënuan mbi 50 objekte, restorante dhe hotele.(Alsat-M)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!