Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaSi kuptoni nëse ju kanë bërë magji

Si kuptoni nëse ju kanë bërë magji

Me fe pranohet se magjitë dhe njerëzit që bëjnë magjira ekzistojnë. Ndaj pse të mos kthejmë sytë nga informacionet nëse mund të kuptohet nëse na kanë bërë magji
Misteret e magjisë e cila i tejkalon kufijtë e dijes në të cilën shumica e njerëzve jeton, asnjëherë nuk është zgjidhur. Magjia duket që ka ekzistuar prej mijëra vitesh duke përdorur energjinë negative për t’i bërë keq njerëzve që nuk i duam. Megjithatë magjistarët përdorin aftësitë e tyre për dy lloje magjish, e bardha dhe e zeza.

Magjia vepron me anë të simboleve, fjalëve, kërcimeve apo edhe tingujve.

Shpesh herë për gjithçka që na ndodh e që nuk mund ta shpjegojmë themi se mund të na kenë bërë magji.

Personat që besojnë tek magjitë shprehen se disa nga shenjat e saj janë: Mpirje të disa pjesëve të trupit. Nxehtësi në trup, ose ftohje e pashpjegueshme. Shpim në pjesët e trupit. Vështirësi në të ecur. Dhimbje në fund të shpinës, dhimbje në shputat e këmbëve, dhimbje koke të vazhdueshme. Vështirësi në frymëmarrje. Shkëlqim i lartë në sy. Dëgjimi i zërave të pakuptueshëm. Ndjesia që po kontrollohesh. Ndjesia se po të thërrasin. Ëndrra të trishtueshme, veçanërisht me qen, gjarpërinj apo mace. Njolla në trup. Dyshim në çdo gjë. Harresa e tepërt. Humbja e dëshirës për të punuar. Humbja e dëshirës për të qëndruar me njerëz. Rrahje e shpejtë e zemrës e papritur. Fillosh të qash pa shkak, etj.

Shumë persona me këto simptoma shkojnë tek mjeku por nuk gjejnë zgjidhje, edhe pse shpesh herë faji i lihet stresit të lartë.

Shumë persona shpesh herë shprehen se nuk besojnë në magji, megjithatë përsëri kanë frikë prej saj.

Si të mbrohemi nga magjia

Disa njerëz e kanë imanin shumë të dobët, saqë ndodh që gruaja të bjerë në atë nivel aq të ulët dhe t’i bëjë burrit të saj magji për interesat më të ulëta.

Çfarë të pengon o vëlla që të mos bësh një mburojë e mos të të godasë magjia? Ndër shkaqet më efikase pa dyshim se është përmendja e Allahut, siç ka thënë Muhamedi a.s. në një hadith: “Allahu i Lartësuar e ka urdhëruar Pejgamberin Jahja alejhi selam me pesë fjalë” deri në fundin e këtij hadithi të gjatë, ku në fund të tij Muhamedi a.s thotë: “Kurse unë po ju urdhëroj me përmendjen e Allahut, një të vetmit”. Ngase shembulli i përmendjes së Allahut të Lartësuar është sikurse një njeri që është armiku duke e ndjekur shpejt derisa të arrijë e të hyjë në një kështjellë të fortifikuar. Kjo kështjellë është përmendja e Allahut. Besimtari përderisa e përmend Allahun e Lartësuar, është nën mbrojtjen e Allahut nga magjia dhe shejtani e mësysh si dhe çdo e keqe.

Më kujtohet se një hoxhë që bën rukje më ka rrëfyer njëherë se si ai i kishte kënduar Kuran njërit që kishte sulm nga xhinët dhe tha se xhini, i cili ishte në trupin e të sëmurit, u qetësua dhe filloi të flas. Unë e pyeta se si ne kemi mundësi të mbrohemi prej jush më së miri dhe m’u përgjigj duke më thënë se mbrojtja më e mirë për ju prej nesh është që të këndoni përherë të këndoni “edhkaru sabah ve-l mesa” (dhikrin e mëngjesit e të mbrëmjes).

Kur Muhamedi a.s i thoshte Abdullah ibën Mesudit, Allahu qoftë i kënaqur me të, thuaj “kulhuvallahu Ehad” si dhe kaptinën Felek dhe Nas nga tri herë në mëngjes e në mbrëmje, të mjaftojnë nga çdo e keqe”.

Muhamedi a.s donte t’ia humbte kohën kot Abdullah Ibën Mesudit e ta angazhonte katër apo pesë minuta kot, por për një qëllim dhe për një dobi shumë të madhe.

Duhet ditur se Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, nuk flet sipas qejfit të vet por fjalët e tij janë shpallje nga Allahu i Lartësuar, siç thotë Allahu i Lartësuar në Kur’an: “Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.” (Suretru Nexhm: 3-4)

Përktheu dhe e përshtati: Hevzi Kadriu/Nga fjalimi i dijetarit Muhamed Arifi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!