Dhëndri vret nusen gjatë ceremonisë (FOTO)

0
20
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Dita që duhej të ishte më e lumtura, tragjikisht u kthye në të fundit për një 22-vjeçare që u vra me thikë nga bashkëshorti ditën e dasmës.

Ngjarja e rëndë, sipas “Hurriyet”, ka ndodhur në Bursa të Turqisë, ku 23-vjeçari Metehan Yurtoglu goditi 8 herë me thikë bashkëshorten e tij.

Ata zyrtarisht ishin celebruar një javë më parë dhe po përgatiteshin për dasmën.
Gullu Yurtoglu ishte larguar nga shtëpia e të atit 4 muaj më parë, pasi familja nuk ia aprovoi fejesën me vrasësin e saj të ardhshëm.

Autori i krimit dyshohet se ishte përdorues droge, ndërsa pasi vrau të shoqen u arratis. Ai u kap teksa fshihej në një fushë.