Prokurorja Speciale Lile Stefanova në seancën publike në gjykatën e apelit, ku vendosej se a mund të përdoren ‘bombat’ si dëshmi në lëndën ‘Titanik’, tha se I akuzuari I parë Nikolla Gruevski e ka ditur se po përgjohet pasiqë gjatë gjithë kohës ka përdorur shkurtesa dhe I ka paralajmëruar bashkëbiseduesit.
Në seancën e sotme nuk u paraqit Gruevski. Në gjykatë me gjashtë avokatë erdhën Jankullovska dhe Janakievski.
Në Gjykatën e Apelit ishte paraparë seancë publike ku do të diskutohej nëse materialet e përgjimit do të mund të përdoren si dëshmi në procedurë penale për lëndën ”Titanik”.
“Titanik” është lëndë e Prokurorisë Speciale Publike ku 20 persona akuzohen për manipulime zgjedhore. I akuzuari i parë në këtë lëndë është ish kryeministri dhe kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, mes të akuzuarve tjerë janë edhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve
Mile Janakievski, Ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, ish shefi i kabinetit qeveritar Martin Protugjer dhe ish sekretari gjeneral i qeverisë Kiril Bozhinovski.
Gjykata e Apelit tashmë si dëshmi “bombat” i ka pranuar në rastin “Tortuara” ku i dyshuar i parë është ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov.