Ministri i arsimit Abdilaqim Ademi nepermjet profiit te tij,mesuesve ua uron 7 marsin,ku shkruan:
Të nderuar dhe shumë të respektuar mësimdhënës,
7 Marsi – Dita e mësuesit, shënon kujtimin për shkollën e parë shqipe. Shënon hapjen e shkollës së parë shqipe, në Korçë, në vitin 1887.
7 Marsin e kujtojmë me respekt të thellë për mësuesit dhe rilindasit e parë shqiptarë të cilët na e lanë amanet gjuhën shqipe, të cilën e flasim tani. Mësuesit – prindërit tanë të dytë, u sakrifikuan me vite të tëra, andaj shprehim falënderimin për gjithçka që bënë për ne, për durimin që kishin dhe për tërë diturinë që mbollën në ne.
Mësuesi ynë i kaloi dhe i sfidoi të gjitha ato kohëra të vështira për arritjen e misionit të shenjtë për ngritjen e brezave të ardhshëm. Këto të arritura që i bëri shkolla shqipe nëpër shekuj meritojnë respekt të pashoq. Nga kjo ne obligohemi ti kujtojmë dhe ti nderojmë të gjithë ata që kontribuan për shkallën e lartë që ka sot arsimi shqip.
Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit dhe të Shkollës së parë shqipe. Urime të gjithë mësuesve për punën e tyre fisnike-perfundon ministri Ademi.