Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi reagoi për situatën e përmbytjeve në territorin e Shqipërisë.
Ajo shkruan se koha nuk pret ndaj qeveria shqiptare duhet të mos humbasë më kohë, por në respekt të ligjit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të mobilizojë fonde financiare, ndihma ushqimore, logjistikën e duhur që situata të kalohet me sa më pak dhimbje për mijëra qytetarët e prekur.
Reagimi i Kryemadhit
Jemi pranë të gjitha familjeve të cilat po përballen me një vështirësi të jashtëzakonshme, të diktuar nga kjo fatkeqësi natyrore e rëndë.
Solidaritet me të gjithë të prekurit anë e mbanë vendit nga kjo fatkeqësi e dimensioneve shumë të gjera.
Qeveria shqiptare duhet të mos humbasë më kohë, por në respekt të ligjit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të mobilizojë fonde financiare, ndihma ushqimore, logjistikën e duhur që situata të kalohet me sa më pak dhimbje për mijëra qytetarët e prekur.
Koha nuk pret!
Çdo hezitim mund të sjellë pasoja të pakthyeshme në shëndetin e njerëzve, në banesat e tyre, në mijëra biznese që dëmtohen, prandaj duhet vepruar me shpejtësi!