30 Para pallatit të gjykatave në Shkup ku sonte pritej të silleshin 6 deputetët e VMRO-DPMNE-së, ndodhi një incident nga ata që më së paku priteshin, njofton TV Shenja.
Dy gra të moshuara njëra mbështetëse e VMRO-DPMNE-së dhe pjesmarrëse në protesta e tjetra mbështetëse e LSDM-së, janë rrahur por fatmirësisht incidenti nuk mori përmasa më të gjëra.
Gjithçka filloi kur një nga udhëheqëset e protestës mbante fjalim kundër pushtetit aktual dhe plaka e cila ishte mbështetëse e LSDM-së hidhte fjalë dhe akuza kundër VMRO-DPMNE-së.
Pasi përfundoi fjalimi dhe organizatorët e protestës lëshuan muzikë, një plakë tjetër mbështetëse e VMRO-DPMNE-së sulmoi fizikisht bashkëmoshataren e saj nga LSDM duke u përleshur fizikisht për disa sekonda dhe duke e tërhequr drejt turmës protestuese.
Përleshja vazhdoi deri sa ndërhynë disa persona dhe i ndanë. Fatmirësisht incidenti kaloi pa lëndime serioze.
Për më shumë ndiqni videon në vazhim: