Përmbytje në Matkë, katër persona të bllokuar

0
18

Nënkalimi te udhëkryqi Matkë është përmbytur në lartësi prej një metër, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Përmbytja ka ardhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe defektit të rrjetit ujësjellës.

Janë bllokuar katër automjete, ndërsa udhëtarët janë nxjerrë nga ana e Brigadës së zjarrfikësve.

Në terren ende punojnë ekipe për të normalizuar situatën.