Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriPërmbytjet e mëdha e morën viktimën e parë në Shqipëri

Përmbytjet e mëdha e morën viktimën e parë në Shqipëri

Moti i lig, i përcjellë me erë të fortë dhe shi të rrëmbyeshëm dhe intensiv, që e kaploi Shqipërinë, e mori viktimën e parë. Bëhet fjalë për një 50-vjeçar elektriçist në qytetin e Fierrit, i cili ka pësuar nga goditja e rrymës në momentin kur ka evituar një defekt në fshatin Kurjan.

Kolegët menjëherë e kanë dërguar në spital, ku u është nënshtruar lëndimeve. Shirat e rrëmbyeshëm përmbytën hapësira bujqësore dhe rrugë. Nga niveli i lartë i ujit është bllokuar autostrada Tiranë-Durrës, për këtë shkak trafiku është ridrejtuar.

Probleme në qarkullimin e trafikut ka edhe në rrugën i cili çon drejt aeroportit ndërkombëtar në Tiranë, si dhe në akse të tjera rrugore. Dukshëm është rritur niveli i lumenjve, ndërsa janë përmbytur edhe shumë objekte afariste dhe shtëpi.

Për shkak të gjendjes së këtillë Shtabi Krizave të Shqipërisë është në seanca të vazhdueshme, ndërsa Armata është e gatshme të intervenojë nëse ka nevojë për atë. Ministria e Arsimit të Shqipërisë bëri të ditur se nesër nuk do të punojnë të gjitha shkollat dhe kopshtet.

Në mesnatë dhe deri nesër në orën 4-5 të pasdites, jugu do të jetë problematik dhe kryesisht qyteti i Fierit do të marrë sasinë më të madhe të reshjeve. Kështu tha meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja në një lidhje telefonike për News 24.

“Deri në mesnatë, reshjet do qendrojnë në qendër dhe në jug nga mesnata deri në mëngjesin e së premtes. Jugu mbetet me reshje me intensitet më të lartë deri në orët e pasdites të së premtes. Të premten në mesnatë ulet intensiteti i reshjeve. Deri në keto momente, zonat problematike me reshje janë Puka, Peshkopia, Shkodra, Tirana. Ndërkohë, zona e jugut, Fieri, Berati, Korça e Vlora, Saranda e Gjirokastër. Presim që sasinë më të madhe të reshjeve ta marrin në mesnatë dhe paraditen e nesërme Gjirokastra, Përmeti, Tepelena.
Deri në këto momente, veriu mbetet me reshje të nivelit mesatar dhe të lartë. Deri në 4 të mëngjesit të së premtes, qendra do jetë problematike. Nga ora 1 e natës deri në mesditë do kemi reshje me intensitet mesatar dhe të lartë në zonën jugore” – tha Porja.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!