Teksa moti vazhdon të përkeqësohet, akoma më shumë qytetarë i shtohen apelit për ndihmë.
Një qytetarë ka telefonuar në Report Tv, i cili ka informuar se një autobus që po vinte nga Gjirokastra për në Tiranë është bllokuar pranë “City Park” si pasojë e reshjeve. Në autobus ndodheshin 20 persona, të cilët janë strehuar në një karburant në zonë, ndërsa autobusi është mbushur me ujë. Ata shprehen se ndodhen në gjendje tepër të vështirë, ndërsa bëjnë apel për ndihmë.