Si pasoje e intensitetit te larte reshjeve te shiut, aksi rrugor Kardhiq -Gjirokastër kalohet me vështirësi pasi ka dale uji ne rruge tek pika e Viroit.
Aksi Fushe Kruje-Laç kalohet me vështirësi pasi përballë lokal Arberia ne Fushe-Kruje ka dale lumi ne rruge.
Rruga e Ndroqit për ne Durrës tani është drejt bllokimit për shkak te ujit qe po bllokon rrugën ne disa pika.
Te dyja krahët e autostradës Tirane- Durrës janë te pakalueshme.
Nga Durrësi për te ardhur ne Tirane drejtuesit e mjeteve te qarkullojnë ne aksin Durrës-Vore-Rinas-Laknas-Kames.
Akset e tjera për momentin janë te kalueshme pa probleme.
Policia e Shtetit ka kaluar ne gatishmëri te përforcuar.
Te gjitha Repartet e FNSH, Tirane, Shkoder e Fier jane angazhuar ne mbeshtetje te Policive lokake per t’ju ardhur ne ndihme njerezve ne nevoje.
Policia Rrugore eshte 100% ne rruge ne te gjitha akset rrugore.
Policia e Rendit ka shtuar patrullat te cilat jane ne gadishmeri per te nderhyre ne rast nevoje.
Policia e Shtetit po bashkepunon me Emergjencat Civile, Ushtrine, Zjarrfikesit dhe ARRSH per te menaxhuar situaten.