Irfan dhe Marionka Ushtelenca janë të martuar më shumë se 50 vite. Ai është shqiptar, ajo maqedonase. Thonë se tensionet në shoqëri nuk u janë reflektuar në familje në Dibër konsiderohen si shembull për tolerancë fetare dhe etnike.
Martesat e përziera mes shqiptarëve dhe maqedonasve janë të rralla në Dibër, mirëpo ato si në të kaluarën edhe tani janë martesa stabile, dhe njëherit paraqesin shembull të mirë për bashkëjetesë dhe tolerancë. Edhe përkundër asaj se në disa periudha në vend ka pasur tensione të theksuara etnike dhe fetare, këto martesa kanë mbijetuar, shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase.
Irfan dhe Marionka Ushtelenca janë të martuar më tepër se pesë dekada. Ata thonë se kanë martesë mjaft stabile. Të dy janë njoftuar në rini si studentë, në vitet e 60-ta.
“Në fillim kur erdha në Dibër si nuse e re në familjen e burrit tim Irfan Ushtelencës, jo q u pranova mirë, por u pranova shkëlqyeshëm. Në mënyrë të shkëlqyer dhe pa paragjykime u pranova edhe nga familja e tij e gjerë, siç janë tezet, hallat, dajallarët, nuset e dajave si dhe familjarë tjerë. Si maqedonase u pranova nga të gjithë, sikurse në familjen e bashkëshortit, poashtu edhe nga shoqëria në Dibër. Për një kohë të shkurtër e mësova gjuhën shqipe dhe me sukses kam punuar në organizatën ku kishte nevojë edhe për gjuhën shqipe edhe për atë maqedonase. Edhe në punë të gjithë më respektonin. Un me shembullin tim mendoj se kontribuova mjaft edhe për tolerancën fetare edhe për tolerancën etnike në qytet”, thotë Marionka Ushtelenca.
Ndryshe, Irfani i cili është mësues në pension, thotë se dashuri nuk njeh kufij. Kemi familje të shkëlqyer, shton ai.
“Dashuria nuk njeh kufij. U dashuruam dhe u martuam. Nuk kemi pasur kurrfarë problemesh në familje dhe kemi familje të mrekullueshme. Kemi tre fëmijë, ata janë shkolluar edhe vajza jonë ka doktoruar”, thotë ai.
REL: A keni probleme në familje kur paraqiten tensione etnike dhe fetare në vend?
“Kishte disa dukuri. Mirëpo megjithatë do të them se ajo çka ndodhte jashtë, nuk kishte hapësirë të futet në familjen tonë. Familja jonë ishte dhe është mjaft stabile”, theksoi Irfan Ushtelenca.
Tani si pensionistë, të dy janë aktivë në organizatën e pensionistëve, por edhe në organizata tjera.
Familja e Irfan dhe Marionka Ushtelencës është mjaft e respektuar në Dibër. Këtë familje e respektojnë të gjithë dibranët.