Kreshnik Spahiu ka “goditur” në ditët më të shënuara për shqiptarët. Ndërkohë që në trojet shqiptare po festohet 28-29 Nentori, themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu shkruan se Ismail Qemali ka gabuar, transmeton Express.
Sipas tij, flamuri shqiptar Kuq e Zi nuk duhej ngritur në Vlorë por në Shkup, për një Shqipëri të Madhe.
“Ismail Qemali gaboi? Flamuri duhet të ngrihej në Shkup për një Shqipëri të madhe dhe jo në Vlorë për një Shqipëri të vogël”- shkruan Kreshnik Spahiu në Facebook.
Rikujtojmë që Spahiu është tërhequr nga politika dhe partia e tij.