Papunesia e e madhe ne Maqedoni sjell veshtiresi te medha tek qytetaret e saj.Qytetaret e Maqedonise po perballen cdo dite me problemet nga me te ndryshmet’
815.000 persona kanë vështirësi me pagesën e të paktën një nga shpenzimet e përmendura: kreditë për blerje apo shitje të banesës, qira, fatura për shërbime komunale (ujë, rrymë dhe ngrohje) apo këste për kredi jobanesore, që paraqet 39.5 për qind të popullatës së përgjithshme në vend, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë (ESSH).
Sipas ESHS, rreth 1.097.000 persona apo 53.2 për qind e popullatës në vend nuk mund tia lejojnë vetes të paguajnë vakte me mish, peshq apo ushqim adekuat vegjetarian.