Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMaqedonia e Re ose Veriore emri i pranueshëm për Greqinë

Maqedonia e Re ose Veriore emri i pranueshëm për Greqinë

Kryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris, vizitën e tij në Vjenë e shfrytëzoi që të japë një intervistë të shkurtër për gazetën austriake “Kurir” në të cilën foli edhe për tema që nuk janë në kompetencë të tij, duke përmendur edhe çështjen për emrin.
Ai në këtë intervistë thekson se Republika Maqedonia e Re ose Maqedonia Veriore janë dy nga emrat kompromis për të cilat Greqia dakordohet.
Sipas tij, Greqia asnjëherë nuk do të pranojë emrin Republika e Maqedonisë dhe me këtë rast duhet të gjendet një kompromis.
Janis Butaris, siç shkruan “Kurir” konsideron se me emrin e ri Maqedonia mund të gjejë identitetin e ri për vendin dhe për qytetarët, dhe se me zgjidhjen e emrit do të hapet rruga drejt NATO-s.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments