Sipas një parashikimi, deri në 134 000 punëtorë me orar të plotë do të jenë të nevojshëm për t’u kujdesur për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara.
Këtë parashikim e ka bërë Zyra Federale për Sigurimet Shoqërore (BSV). Siç raporton Sonntagszeitung, kjo fuqi punëtore shtesë do të duhet të plotësohet deri më 2030.
Numri më i madh i stafit është llogaritur sipas hulumtuesve për të moshuarit. Në shtëpitë e të moshuarve brenda 15 vjetëve do të punojnë mbi 140 mijë të punësuar me orar të plotë, shkruan Albinfo.
Tashmë shtëpitë dhe institucionet sociale kanë vështirësi në gjetjen e stafit të përshtatshëm dhe të kualifikuar.
Mungesë të stafit do të ketë edhe në çerdhe, deri më 2030 do të duhet të dyfishohet fuqia punëtore. Konferenca e Drejtorëve të Enteve Sociale (SODK) është duke shqyrtuar mundësinë nëse emigrantët mund të zhvillohen më tutje dhe të shfrytëzohen gjithnjë e më shumë në kujdesin e fëmijëve.