Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni”Shëndetësia”, kush ka pozicionin më fortë BDI-ja e Ali Ahmetit apo ASH-ja...

”Shëndetësia”, kush ka pozicionin më fortë BDI-ja e Ali Ahmetit apo ASH-ja e Ziadin Selës

Riformatimi eventual i Qeverisë nuk do të sjell asgjë të re, që mund të veçohet, mirëpo në kontekstin e krijuar politik te blloku shqiptar, riformatimi do të tregojë se cila është fuqia e subjekteve shqiptare në pushtet pas zgjedhjeve lokale, thotë për Zhurnal, Isen Saliu, analist politik.

“Në esencë riformatimi eventual nuk duket se do të sjell diçka të re që mund të veçohet. Mirëpo në kontekstin e krijuar politik te blloku shqiptar, riformatimi do të tregojë se cila është fuqia e subjekteve shqiptare në pushtet pas zgjedhjeve lokale. Do të shifet nëse BDI vërtetë ka pozicione të forta për të ja marrë Ministrinë e Shëndetësisë, Aleancës për Shqiptarët, ose Aleanca do të ruajë këtë resor”, thekson Saliu.

Sipas tij, nuk përjashtoj mundësinë që të arrihet kompromis, resepktivisht Aleanca të japë shëndetësinë, por të marrë një ministri njesoj të rëndësishme, që edhe ata të jenë të kënaqur edhe BDI të ruaj pozicionin se ia mori shendetësinë Aleancës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments