Shtatëdhjetenjë vjet martesë, një jetë së bashku dhe asnjë moment pa njëri-tjetrin. Është historia prekëse e dy bashkëshortëve amerikanë, të cilët vdiqën në të njëjtën ditë, pak orë distancë. Isabell Whitney e Preble Staver nga Norfolk, Virxhinia, ishin martuar në vitin e largët 1946, pasi ishin njohur në një takim. Ditën e fundit e kanë kaluar edhe një herë së bashku dhe janë shuar të kapur për dore. Gjatë jetës së tyre, vetëm në një rast të Luftës së Dytë Botërore janë ndarë: ai ka shërbyer si Marins, ndërsa ajo ka qenë infermiere në Marinë. Isabell e Preble, kanë pasur 5 fëmijë dhe për fat të keq janë detyruar të përballen edhe me vdekjen e parakohshme të njërit prej tyre. Pavarësisht nga vështirësitë e jetës, të dy kanë kaluar 71 vite së bashku, në krah të njëri-tjetrit. Në simptomat e para të moshës së tretë dhe të humbjes së kujtesës së Isabell, çifti është transferuar në një strukturë për të moshuar në Nofolk. Me kalimin e kohës sëmundja i ka detyruar të jetojnë në dhoma të ndara. Një distancë vetëm fizike, pasi dashuria mes tyre nuk ndryshoi kurrë. Në ditët e fundit kanë jetuar krah njëri-tjetri, deri sa vdekja i mori paqësisht në pak orë distancë. Vajza e tyre, Lurie, ka dashur t’i kujtojë prindërit me një postim në “Facebook”: “Nëna ime ishte bërë gati t’i bënte vizitë babait për 96-vjetorin e lindjes në 17 tetor. Papritur dëgjova këtë zë të imët, ishte nëna, e cila pavarësisht nga sëmundja, këndonte ‘Happy Birthday’ për babanë. Në atë pikë janë dukur të qetë dhe kështu qëndruan deri në 25 tetor, kur mbyllën sytë të dy, në moshën 95 dhe 96-vjeçare”.