Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionPër Pohumin tim!

Për Pohumin tim!

Nga Xheladin Emini

Në fushën e Strugës andej lart ndër male, foletë i ndërtojnë shqiponjat shqiptare. Në këtë vend të bukur, është fshati kodrinor-malor, tremijë vjet e tepër, emrin Pohum ja thonë. Çdoherë trima, burra të mençur kanë dhuru këto male, Në Kajro themeluan dinastinë shqiptare. Djalë Farukut, nipit t’Ibrahimit, kurorën mbretërore ia vunë në tokën e Misirit. Shpejtë u përhap lajmi, kuptoi bota mbarë, në krye të fronit në Egjipt, ka ardhur një Pohumar. Për të gjithë shqiptarët, kjo ishte ngjarje e madhe, ndërsa lot gëzimi derdhin nënat Pohumare.

Baftijar Shaqiri, në Vilajetin e Manastirit, çaushët: Abidini, Maliqi, Hasani dhe shumë të tjer, në periudhën osmane i mbrojtën trojet me nder. Ahmet Ajazi, djalë i aftë Pohumar, në kazermën e Prilepit u bë komandant. Brao Bylykbashi, një shembull guximtari, e mbronte vendlindjen nga lloj lloj grabitqari. Për trimërinë që ka treguar, Xheladin beu i Ohrit, shpatë prej arri i ka dhuruar. Emin Pohum Dervishi nga banorët vendas i votuar, në Nahinë e Ohrit, Pohumin e ka përfaqësuar. Me shumë vështirësi, shpesh është përballë, por ka gjetur zgjidhje si shumë Pohumar. Në kohën Osmane, deri ne Jemen, në shumë lufta, kanë marrë pjesë banor nga ky vend. Belul Naxhaku, në Ilinden dy plagë i ka marrë, në atë lëvizje kanë marr pjesë edhe tjerë Pohumar. Sulejman Naxhaku, në Petrinë me shumë Pohumar, flijoi jetën për flamur dhe shtetin Shqiptar. Con Pohumi, Sula, me shumë bashkëfshatar, përball armikut, nuk u gjunjëzuan sepse ishin Pohumar. Kurtish (UKE) Emin Dervishi, për mençuri i dëgjuar, në Dibër, Strugë e Shqipëri, shpeshherë ka qenë i ftuar, palët në armiqësi për ti pajtuar. Kur Valiu i Ohrit ka qenë i rrëmbyer, vendbanimet shqiptare të zezat i kanë përjetuar. Paria e fshatit, Ukën te mbreti Zog e kanë dërguar, për çlirimin e valiut për të biseduar. Tepër modest e kuvendar, veti kjo që e kanë pas edhe të tjerë Pohumar. Bajrami, Islami edhe Ruhiu, që të tre në mënyrë vullnetare, në frontin e Sremit, flijuan jetën për liri e të drejta kombëtare. Në mesin e tyre të plagosur bashkëfshatarë , e kanë kryer obligimin kombëtar. Lytfi Dervishi me gradën toger, në atë luftë u bashkëngjit dhe shokëve të tjerë. Edhe Rrahman Lloga vepronte në prapavijë, përkrahja logjistike e luftës ka qen detyra e tij. Dhe Sahit Jashari, ky djalë shumë i mbarë, në ushtrinë ish Jugosllave u bë gjeneral. Shefki Shabani e Shebrit Isaku, nënoficer me shumë nder, në mesin tonë nuk gjinden meqë janë të ndjerë. Dhe Urim Vejseli, oficer ky i përkushtuar, për sukseset qe i arrinte, ndër shokë i dalluar. Në vjeshtën e parë 1945, për banorët e Pohumit, agoi një ditë me shpresë. Lutfi Pohumi, Rrahman Lloga, Abdulla Mahmudi, Emin Vejseli, fëmijët e fshatit për tu shkolluar, arsimtarë nga qyteti u kanë siguruar. Syria Imami, mësues nga Struga ilire, në Pohum e hapi dritaren e parë për dije. Mësonjëtorja në mejtepin e xhamisë, vend mësimi i fëmijëve dhe rinisë. Jehoi kënga dhe vallja në këtë vend, banorët mësuesin e pranuan si birin e vet. Syria Imami, sot prehet ne var, por vepra e tij kujtohet nga çdo Pohumar. Autori i tekstit, Surin nga mendja kurrë se ka nda, kujton ditët e vegjëlisë kur mësuesi e mbante në krah. Ngushëllime familjes suaj zotëri Suria, sepse keni qenë mësues me vlera të mëdha! Arsimdashësit ndaj fëmijët të përkushtuar, ngritën nismë shkollë të re për te ndërtuar. Sami Biba, me shokë të tjerë vullnetar, shkuan në mal për të sjellë trarë. Hasi në bombë që ishte lënë nga shtabi partizan, moment ky i tragjedisë që ia rrëmbeu jetën në lulen e rinisë! Adem Dervishi, te fëmijët çdoherë ka insistuar, shkollimin e mëtejshëm për ta vazhduar. Shumë intelektual,doktorë e profesorë në vendlindje e diasporë, i shprehin mirënjohje Ademit për të mirën që ua ka bërë. Mikpritja e nënave tona modeste dhe bujare, ka qenë veti e shkëlqyeshme e grave pohumare. Kujtoj vashat dhe nuset porsi zana mali, me duart e tyre të arta, sa bukur i qëndisnin këmishët me pulla arri. Në ditët e sotme vendlindja ime ka ndryshuar, me Qendrën Komunale është lidhur me rrugë të asfaltuar. Fshati me ujë burimi është furnizuar, humanisti Zaim Destani, ndërtimin e ujësjellësit e ka financuar. Renovimin e shkollës shtatëdhjetëvjeçare, arsimdashësit e kanë ndihmuar, fshatin ton legjendë, e kanë zbukuruar. Në Monumentin përkujtimor, në oborrin e shkollës të ndërtuar, historia e vendlindjes është shënuar. I falënderojmë arsimdashësit dhe të tjerë, që vullnetarisht për të mirë kanë kontribuar përherë. Por, vendlindjen tonë shumë halle janë duke e munduar: gjendja ekonomike tepër e rrënduar, papunësia skajshëm e tepruar, banorët e vendlindjes mendojnë vetëm për tu larguar, numri I nxënësve si kurrë më parë është zvogëluar, standardi jetësor krejtësisht I dobësuar. Por, si në të kaluarën ashtu edhe në ditët e sotme, Pohumarët para vështirësive nuk janë gjunjëzuar; Përkundrazi, me trimëri dhe krenari të këqijat i kanë përballuar. Nga vendlindja në Pohum, arsimtar i parë, ka qenë Xheladini, djalosh ky Pohumar. I kujtohet dita kur ka shkuar ushtar, e kanë përcjell prindërit dhe nxënësit me lot duke qarë. Shkollën për oficer rezervë e ka mbaruar, në shtabin për mbrojtje territoriale në Ohër është punësuar. Në manovra fatkeqësia e ka goditur, një ushtari jetën për t’ia shpëtuar, me ç’rast shumë rëndë vetë ka pësuar! Dritën e syve e ka humbur, por dashuria për vendlindjen, kurrë nuk i është lëkundur. Nga ajo që u tha më lart, i frymëzuar, monografinë “Pohumi në lashtësi” e ka shkruar. Dhuratë nga poeti vendas për brezat e ri, amanet ua le që ta lexojnë, që të dinë më tepër për vendlindjen në lashtësi. Të parët tanë kanë lënë amanet: “një popull që nuk e di historinë e vet, gjithmonë i humbur do të ndihet në jetë” Unë dhe bashkëvendësit e mi ndihemi krenar, se për herë te parë në histori, kryetari komunës është me prejardhje Pohumar. Andaj vëllezër dhe ju motra, disa fjalë në mend ti keni, nëpër botë kudo që te veni, vendlindjes-Pohumit, shpinën mos ja ktheni. Ti kujtojmë njerëzit, arat, malet, ndryshe,do të na mallkojnë edhe varret. Se dhe shqiponja lind në shkëmb e gurë, por folenë se harron kurrë! Ballin lartë bashkëvendës Pohumar, meqë denbabaden jemi Shqiptar!!! Qindvjeçari i brengosur Kroi i fshatit qindra vjeçar, I brengosur na pyet me mall: -Ku janë njerëzit, ku kanë shkuar? Vallë, përtej detit janë larguar?! Kanë vajtur ku perëndon dielli, Atje larg, ku puthen toka edhe qielli. Do të vijnë ndonjëherë, madje me shumë dollarë, Por ne prindërit, atëherë do të prehemi në varr!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!