48-vjeçari nga Shtipi ka përdhunuar një 21 vjeçare nga Struga.Veprimi i tmerrshëm ka ndodhur pranë një fshati të Kavadarcit. SPB-Shtip ka ngritur padi penale kundër Sh.D. (48) nga Shtipi për shkak të ekzistencës së bazës për dyshim për kryerjen e veprës penale “kërcënim dhe përdhunim”. Sh.D., natën ndërmjet 08.10. dhe 10 tetorit 2017, pranë një fshati në Kavadarcë, në automjetin e tij, duke përdorur forcë dhe kërcënime ka kryer marrëdhënie seksuale me një 21 vjeçare nga Struga.